









Pas vaksinimit të punonjësve shëndetësor, sot janë vaksinuar edhe 100 gazetarë nga Maqedonia, por jo në vendin tonë. Vaksinimi i gazetarëve u realizua në Vranje të Serbisë, informon Zhurnal.
Gazetarët pozitivisht ftesës së Asociacionit maqedonas të gazetarëve, të cilët në bashkëpunim me Shoqatën e gazetarëve të Serbisë siguruan një grupë e madhe e gazetarëve të vaksinohen në Vranje.
Në vërtetimin që e japin nga Instituti shëndetësor në Serbi, shënon emri data dhe ora kur është vaksinuar ai person. Gazetarët janë vaksinuar me vaksinën “AstraZeneca” ndërsa doza e dytë pritet të meret pas afro 3 muajve.
Gazetarët shprehen se vaksinimi ka rrjedhur me rregull dhe nuk ka patur reagime të padëshirueshme gjatë vaksinimit.//Zhurnal.mk
Burimi Lajmit: https://zhurnal.mk/ne-vranje-u-vaksinuan-100-gazetare-nga-maqedoni/
