Në Shqipëri mbërritën 100 mijë vaksina të tjera të “Sinovac”

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë mbërritën 100 mijë vaksina të tjera të kompanisë kineze “Sinovac”. Ngarkesa u prit nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, si dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Ministrja Manastirliu deklaroi se për shkak të bllokimit të aeroportit procesi i procedurave të vaksinave u shty për 48 orë. “Vaksinat erdhën në një kohë të shpejtë, për të vijuar me planin tonë për vaksinimin masiv.

Prej vonesës së bllokimit, na duhet koha e nevojshme qoftë e dokumentacionit, mekanizimit, shpërndarjes dhe të vijojmë hapjen e fashave 60 dhe 65 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Me 192 mijë vaksina “Sinovac” dhe tani me këtë ngarkesë prej 100 mijë do të vijojë vaksinimi i popullatës, në përpjekje për të kryer vaksinime dhe në muajin maj”, -tha Manastirliu.
Ndërsa ministri Ahmetaj tha se Këshilli i Ministrave ka dhënë miratimin që në Shqipëri të mbërrijnë në fillim të javës së ardhshme 50 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. /TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like