Në repartet infektive në vend shërohen 820 pacientë

Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në spitalet në mbarë vendin  është paraqitur se shërohen gjithsej  820 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirusin, informojnë  nga Ministria e Shëndetësisë dhe shtojnë se shifra e të hospitalizuarve ndryshon nga ora në orë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 71 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë  në KOVID-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 59 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 37 pacientë, në Veles shërohen 69 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë  100 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë  në KOVID-19. Në Kovid qendrën në Ohër ka 104  pacientë të hospitalizuar, në Prilep 116, në kovid qendrën në Gostivar 47, ndërsa në Strugë 27 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë 93 pacientë, në Koçan 30, në Kërçovë 21, Kavadar 38, ndërsa në Gjevgjeli 8 persona pozitivë  me koronavirusin.

Numri i tërësishëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirusin të cilët shërohen  në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin është 1258 dhe ka rreth 60 shtretër të lirë spitalor në kovid qendrat. Gjatë ditës bëhen edhe  lëshime të pacientëve  të shëruar me çka  do të lirohen shtretër plotësues.

Advertisement

“Të gjitha repartet e klinikave spitalore disponojnë me vende spitalore deri te të cilat ka  furnizim me oksigjen. Edhe krahas fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë  është në kontakt të përhershëm  me të gjitha spitalet  dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e kovid reparteve plotësisht do të zgjerohen”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like