Në qendër të Tetovës shoferit i përkeqësohet gjendja shëndetsore dërgohet në spital

Para pak çastesh në Tetovë një shofer rreth 35 vjeçarë i veturës Audi duke vozitur në qendër të Tetovës i përkeqësohet gjendja shëndetsore dhe dërgohet në spital.

Kalimtarët e rastit si dhe pronarët e disa shitoreve në qendër të Tetovës kanë shkuar dhe ia kanë dhënë ndihmën e parë shoferit informon Televizioni Koha.

Në vendngjarje shumë shpejt ka ardhë edhe ndihma e shpejtë ku i kanë dhënë ndihmën e nevojshme dhe me ambulancë është dërguar në spitalin klinik në Tetovë informon Televizioni Koha.

Advertisement

Edhe ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje./TvKoha

Advertisement
Advertisement

You May Also Like