Në një shtet fqinj të Maqedonisë së Veriut shfaqet Gripi i Shpezëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka konfirmuar se pas analizave të kryera ka rezultuar se ne vendin tonë është prezent Gripi i Shpezëve tipi H5N8, raporton Zeri.info.

AUV, ka bërë të ditur se pas rezultateve, janë asgjësuar shpezët në 5 ferma të ekonomive familjare në 4 qytete të ndryshme, dhe 2 ferma të tjera janë duke u diagnostikuar dhe të cilat po mbahen në izolim.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas kryerjes se hulumtimeve diagnostikuese ne fermat e dyshimta. Mostra e testuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë detektuar prezencën e Gripit të shpezëve Influenca Aviane A Subtipizimi H5N8 ( Gripi i shpezëve H5N8) . Testi është kryer në Strishot orofaringeale (pulë) me metodën Real Time RT-PCR. Shtabin nacional i krizës është duke punuar për koordinim të veprimeve në terren, për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen. Janë asgjësuar shpezët në 5 ferma të ekonomive familjare në 4 qytete të ndryshme, dhe 2 ferma të tjera janë duke u diagnostikuar dhe të cilat po mbahen në izolim”, thuhet në njoftimin e AUV

Advertisement

Sipas OBSH gripi i tipit H5N8 është një nënlloj i virusit të gripit A (ndryshe i quajtur grip i shpezëve), i cili është shumë vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpezët. H5N8 zakonisht nuk infekton njerëzit; megjithatë, shtatë persona në Rusi u gjetën të infektuar në 2021, ata ishin punëtorët të fermave të pulave të cilët morën pjesë në një operacion reagimi për të parandaluar një shpërthim të gripit të shpendëve A (H5N8). /Insajderi

Advertisement
Advertisement

You May Also Like