Në luftë për herë të tretë me tumorin, ja gjendja e Adriana Matoshit!

Ka përfunduar me sukses operacioni i Adriana Matoshit, aktores e cila mposhti dy herë betejën me tumorin. Lajmi është dhënë nga miku i Arbër Rama, i cili në rrjetet sociale shkruan:

“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë”.

Kujtojmë se ka qene vetë aktorja e cila në një mesazh të gjatë zbulonte se do t’i nënshtohej një ndërhyrje kirurgjikale, duke theksuar se po përballej me një sëmundje të re, problem i cili ka nisur para shfaqjes së saj televizive në Festivalin e Këngës, RTSH./M.K-dritare.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement