Në kontrollim teknik janë dërguar 58 autobusë dhe furgonë

Në stacionin për kontrollim teknik  në suaza të kontrolleve të përforcuara  në fushën e komunikacionit, gjatë ditës së djeshme janë dërguar 58 autobusë dhe furgonë, të cilat kryejnë transport publik të udhëtarë, Nga MPB sot informuan se gjashtë ishin teknikisht të parregulluara.

Ndryshe, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit  dje janë shqiptuar 168 masa, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferë 20. Janë shqiptuar edhe 16 sanksione për parregullsi teknike dhe automjete të parregjistruara edhe 62 masa për automjete për parkim të padrejtë.

Advertisement

Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa MPB me apel deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like