Në Indi lopa emërtohet me emrin e Kim Kardashian

Në ndër të “Ditës së Nënës”, e cila mbahet të dielën e dytë të muajit maj, selia e PETA në Indi, ka vendosur që një lope t’ia lë emrin “Kim Kowdashian”, si një lloj falënderimi për yllin e “The Keeping Up with Kardashians”, Kim Kardashian, e cila është nënë e katër fëmijëve dhe kujdeset shumë për ta.

 

Emërimi u bo po ashtu për të shprehur dhembshurinë ndaj të të gjitha nënave, duke promovuar një dietë vegane për familjen dhe miliona ndjekësit e Kim Kardashian në Instagram.

Lopa, Kim Kowdashian – ishte shfrytëzuar për qumështore pasi ish pronari i saj ishte kapur duke abuzuar me të në rrugë.

Gjithashtu, lopa me emrin e ikonës së shtypit rozë, që kur ka arritur në shtëpinë e saj të re, ka filluar miqësi me një lopë tjetër të quajtur, Meena, dhe një dem me emrin, Sonya.

Trajtimi i lopës Kim, tashmë është korrekt. Ajo po ushqehet me bar të gjelbër dhe ëmbëlsira me arra, duke mos përjashtua edhe shëtitjet me karrocë.

Advertisement

“Ndërsa Kim, lopa e shpëtuar preferon ditë të qeta në hije dhe larg vëmendjes, në të gjitha mënyrat që llogariten, ajo është si Kim njerëzore – ajo është e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe i pëlqen të kalojë kohë me miqtë”, thotë Drejtori i PETA India, Sachin Bangera.

PETA, gjithashtu thekson se – Lopët në industrinë e qumështit mbarsen artificialisht përmes një procesi shkelës, të dhimbshëm dhe ndahen nga foshnjat e tyre të porsalindura.

/Albanianpost.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like