Në fundjavë nis liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll me ekipet nga Kosova dhe Shqipëria

Estimated read time 1 min read

Edicioni i ri i “Ligës Gjergj Kastrioti”, një garë prestigjioze dhe fryt i bashkëpunimit mes Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit, hapet këtë fundjavë me ndeshje emocionuese në dy grupe, për meshkuj dhe femra.

Grupi A do të zhvillojë ndeshjet e para në Tiranë:

• Meshkujt në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”,

• Ndërsa femrat në “Farka Volley”.

Grupi B do të luajë ndeshjet e tyre në Kosovë:

Advertisement

• Meshkujt në “Palestrën e Re” në Lipjan,

• Ndërsa femrat në “Bill Klinton” në Ferizaj.

Kjo garë e re dhe e veçantë pritet të sjellë duele të nivelit të lartë dhe një frymë bashkëpunimi sportiv ndërmjet dy vendeve, siç është dëshmuar edhe në edicionet e kaluara.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like