Në Afganistan ishte ministër, shkon në Gjermani dhe bëhet postier

Estimated read time 2 min read

Sagent Sadat ishte ministër i komunikimit në Afganistan, para se të shkonte në Gjermani dhjetorin e kaluar, duke shpresuar për një të ardhme më të mirë. Ndërsa aktualisht punon si postier në Leipzig, Gjermaninë Lindore dhe lëviz vetëm me biçikletë.
Ai thotë se disa në vendlindjen e tij e kanë komentuar negativisht vendimin, për të bërë një punë të tillë, pasi ka shërbyer në q everi për dy vjet deri në vitin 2018. Por për të sot puna është punë.

Advertisement

“Nuk ndihem fajtor për asnjë arsye. Shpresoj që politikanët e tjerë të ndjekin të njëjtën rrugë, duke punuar me publikun në vend që të fshihen”, tha 49-vjeçari, i mbështetur në biçikletën e tij dhe i veshur me uniformën e tij portokalli.
Historia e tij tani ka fituar publicitet për shkak të kaosit që mbizotëron në Afganistan, që kur talebanët morën pushtetin. Tashmë të afërmit dhe miqtë e tij në Afganistan janë duke u lutur që të jenë në gjendje të hipin në një fluturim si mijëra të tjerë në Kabul që presin të evakuohen.

Me tërheqjen e trupave amerikane nga horizonti, numri i azilkërkuesve afganë në Gjermani është rritur me më shumë se 130% që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like