Ndryshimet kushtetuese, a u takuan liderët e VLEN-it? Rexhepi nga BDI: Nëse prolongohen ende, rrezikohet e ardhmja e vendit

Estimated read time 1 min read

Kaloi edhe gjysma e janarit ndërsa liderët e VLEN-it ende nuk kanë një qëndrim të përbashkët në lidhje me afatin prej 6 muajve që kishin dhënë për ndryshimet kushtetuese. Pasi ai afat u shkel, ministri Arben Taravari pak para Vitit të Ri tha se së shpejti do të ulen me liderët e VLEN-it dhe të bëjnë strategji se si më tutje.

Sot, zëvendëskryeministr i i parë, Izet Mexhiti, i pyetur nëse janë ulur për ta diskutuar këtë çështje brenda VLEN-it nuk u përgjigj konkretisht.
Nga BDI janë skeptik se do të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Nënkryetari i kësaj partie Bajram Rexhepi në një deklaratë për Zërin e Amerikës tha se pushteti po bën kalkulime dhe se për këtë çështje, sipas tij mund të vendosin pas zgjedhjeve lokale.

Advertisement

Sipas numrave të deputetëve në kuvend, vendimtare është VMRO DPMNE, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, por kjo parti nuk pajtohet të hapet Kushtetuta pa garanci që të mos ketë bllokada të reja në të ardhmen.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like