Ndodh edhe kjo/ Suedia shkon në zgjedhje të parakohshme, të parat që nga viti 1958

Kryeministri suedez ka humbur betejën ligjore sa i përket votimit të mocionit të mosbesimit, duke theksuar se tanimë në këtë shtet ka “rënë qeveria”.
Kriza në qeverinë suedeze është theksuar dukshëm, pasi që e majta ndali përkrahjen për Stefan Lofven sa i përket ligjit për përcaktimin e qirave për banim, shkruan AFP.
Votimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë ndodhi sot, ku Lofven humbi dhe tani suedezët do të duhet të dalin në zgjedhje të jashtëzakonshme, të parat e këtij lloji që nga viti 1958.
Lofven kishte fituar mandatin e dytë në vitin 2018, pas disa muajve negociata pas zgjedhjeve në të cilat demokratët suedez – ndryshe të njohur si kundërshtarë të emigrantëve – fituan me rezultat të mirë duke ndryshuar hartën politike të Suedisë./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like