Ndodh edhe kjo/ Një familje pretendon se hoxha ua ka grabitur vajzën- ja çka thotë ai për këto akuza

Familja Iseni nga fshati Tërnoc i Komunës së Bujanocit po pretendon se hoxha Vesim Avdiu, ua ka grabitur vajzën në moshë të re, pa dijeninë e tyre. Ndërkaq version tjetër shpalos vetë hoxha, ai pohon se me vajzën ka “niqah” të kryer në kushte fetare, me lejen e babait të saj.Rasti i pazakontë ka ndodhur këto javët e fundit, derisa familja e vajzës ka paraqitur ankesë në Këshillin e Bashkësisë Islame.

Paparaci ka kontaktuar me babain e vajzës të martën, derisa i njëjti ka thënë shkurt: “Po hoxha ma ka marrë vajzën”, duke mos dashur të deklarohet më tej.

Prindi i vajzës ka shkruar letër të hapur drejtuar Këshillit të Bashkësisë Islame, ku ka denoncuar “sjelljen e papranueshme” të hoxhës Vesim Avdiu, i cili mban pozitën e imamit në xhaminë e Struarëve në Tërnoc.

Sipas letrës që ka siguruar Paparaci, pretendohet se “hoxha Avdiu ka kryer veprim të papranueshëm duke rrëmbyer (ikur) vajzën e tyre pa dijeninë e prindërve”.

Advertisement

Prindi i vajzës tutje kërkon që hoxha Avdiu të largohet “urgjentisht” nga detyra e imamit në xhami, duke argumentuar se sjellja e tij është në kundërshtim me parimet dhe vlerat e fesë islame.

Ai gjithashtu kërkon hetim të menjëhershëm dhe një përgjigje nga autoritetet fetare.

Version krejt tjetër nga ky që ka dhënë prindi, paraqet hoxha Vesim Avdiu.

Në një prononcim për Paparacin, ai i quan shpifje fjalët e babait të vajzës. Sipas tij, vajza është martuar me të me vetdëshirë dhe me leje të babait.

Advertisement
Advertisement