Ndodh edhe kjo/ Mërgimtari duke u kthyer nga Gjermania, harron djalin në Kroaci, ja detajet

Së fundmi, një burrë nga Kosova ka ndarë një histori qesharake në emisionin Radar të televizionit Dukagjini, me temën “Çka keni harruar diçka të rëndësishme?”.

Ai tregoi se si e kishte harruar djalin e tij 17

vjeçar në një pompë benzini në Kroaci,

dhe e kuptoi pas gati 80 kilometrave rrugë.

“Unë e kam harruar djalin në një pompë benzini në Kroaci, e kam kaluar edhe një shtet, deri në Slloveni”, dëgjohet të thotë burri, i cili tregon se janë ndalur në një pompë benzini për ta mbushur veturën me

derivat dhe i ka pyetur fëmijët se a kanë

nevojë për tualet.
Më pas, ai thekson se kishin dalë për

shëtitje me gruan e tij dhe nuk vonuan shumë dhe e vazhduan rrugën përsëri, pa e ditur se i mungon njëri nga anëtarët e familjes i cili kishte shkuar në tualet. “E morëm makinën, vazhduam në Slloveni, kufitarit ia dhashë pesë pasaporta, e nuk e kuptoi. Më vonë, u ngrit vajza dhe tha se lliri nuk është këtu”, shtoi ai.

Advertisement

Si përfundim, ai tregon se është kthyer përsëri pas dhe e ka gjetur djalin “me duar në xhepa”, i bindur se familja e tij do të

kthehet për ta marrë.

IN: Aktuale

Advertisement
Advertisement