Ndërron jetë profesori i njohur universitar

Estimated read time 2 min read

Sot Kosova është zgjuar me një lajm të hidhur. Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu.

I ndjeri ka lindur më 24.12.1936. Ishte ndër profesorët e parë universitar të gjuhës dhe letërsisë angleze, doajen dhe korife i letërsisë angleze dhe amerikane, autor i dhjetëra veprave universitare, përkthyes i shumë kryeveprave letrare dhe ndër profesorët dhe veprimtarët politikë për shumë gjenerata. Ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit.

Gjatë karrierës së begatë dhe të larmishme i ka ushtruar edhe funksionet në vijim: shef i Departamentit të Letërsisë dhe Gjuhës Angleze, prodekan dhe dekan i Fakultetit të Filologjisë, nënkryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane dhe i Partisë Parlamentare, kryetar i Shoqatës së Shekspirologëve dhe i Shoqatës së Përkthyesve, drejtor i Institutit të Gjuhëve të Huaja etj. Ka qenë një ndër intelektualët, studiuesit, profesorët dhe veprimtarët më të dalluar të Kosovës.

Advertisement

Kontributi i tij i pashoq për zhvillimin e arsimit dhe për çështjen kombëtare do të mbahet mend dhe do të shërbejë si motivim për gjeneratat në vijim.

I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë në mesin e më të dashurve.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like