Ndërron jetë ish kryetari i BIK-ut, Rexhep Boja

Estimated read time 1 min read

Ish-kryetari i Bashkësisë Islame, Rexhep Boja ka ndërruar sot jetë në moshën 75 vjeçare.

Siç merr vesh Telegrafi, myftiu Boja ditët e fundit ishte i shtrirë në spital dhe kishte probleme kardiovaskulare. Ai në vitin 1990 ishte zgjedhur kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas është rizgjedhur për tri mandate.

Këtë institucion e ka udhëhequr në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova që nga viti 1990 e deri më 2003.

Advertisement

Në vitin 1992 është zgjedhur dekan i Fakultetit të Studimeve Islame dhe ka vazhduar në këtë post për shumë vite.

Gjatë kohës sa ishte në krye të BIK-ut ka marrë pjesë në mbi 150 konferenca, simpoziume e takime të niveleve ndërkombëtare.

Rexhep Boja ishte edhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like