Ndërron jetë dy vjeçari në spital, ja dyshimet e para

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një 2-vjeçari në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar, raporton Express.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës u është liruar familjarëve.

“HETIM MBI VDEKJEN – Fsh. Balaj, Ferizaj 11.07.2024-17:00. Është raportuar se në QKUK viktima mashkull kosovar, i moshës dy vjeçare, i cili ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raport.

Advertisement
Advertisement
Advertisement