Ndërron jetë mësuesi Lirim Selmani nga Sedllarca e Epërme

Advertisement

Ne moshën 54 vjeçare ndëron jetë Lirim Selmani, nga fshati Sellarca e Epërme. Lirim Selmani ka punuar në shkollën fillore “Sabedin Bajrami” për shumë vite si mësues i ciklit klasor dhe me përkushtimin e tij ka përcjellur shumë gjenerata drejt dijeve fillestare të shkrim leximit dhe njehësimit. Për 5 vitet e fundit me rradhë ka qenë anëtar i Këshillit të shkollës, për një periudhë edhe Kryetar i të njëjtit. Dy vitet e fundit ka ushtruar edhe detyrën Përgjegjës për shkollën periferike në Sedllarcë të Epërme me shumë zell dhe dëshirë për përmirësim të zhvillimeve infrastrukturore në shkollë pjesë e të cilave edhe u realizuan me sukses.
Lirim Selmani nuk ka përballuar dot komplikimet shëndetësore nga Covid-19 paraqet një humbje të madhe për shkollën dhe familjen. Lirim Selmani pas vetes ka lënë dy fëmijë një djalë dhe një vajzë. Stafi i shkollës “Sabedin Bajrami” ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Selmani.
Varimi i të ndjerit bëhet sot pas namazit të drekës në varrezat e fshatit Sellarcë e Epërme

Advertisement
Advertisement

You May Also Like