









Pas një paraqitje paraprake dhe në baza të një urdhri gjyqësor, nëpunës policor të SPB- Shkup dhe NjPB Qendër dhe Bit Pazar rreth orës 3.49 të mëngjesit kanë kryer kontroll në shtëpinë ku ka qëndruar V.M (24) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit, përveç V.M., janë gjetur edhe 13 persona, tre të rritur dhe dhjetë minoren të moshës prej 16 dhe 17 vjeç dhe është konstatuar se nuk janë respektuar masat për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së Kovid-19.
Advertisement
Personat janë dërguar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritët kallëzim sipas nenit 206 të Kodit penal- “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”
Advertisement
Advertisement