









Këngëtari Nick Kamen, i cili ka qenë për një kohë të gjatë imazh i ‘Levis’ është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e papritur e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetet sociale, të cilët u shprehën të pikëlluar për humbjen e këngëtarit, shkruan BBC.





Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Nick Kamen, emri i vërtetë i të cilit është Ivor Neville Kamen, është i njohur më së shumti për hitin e tij “Every Time You Break My Heart” të shkruar nga Madonna në vitin 1986 dhe reklamën “Levis 501” të vitit 1985, ku u shfaq i zhveshur në një lavanderi. Ai nisi karrierën si model në moshën 18-vjeçare në reklamën e “Levi”, ku edhe mori emrin “Nick”. Pasi u shfaq në reklamën ikonike, Nick Kamen tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, përfshirë Madonnën, e cila e kontaktoi dhe u bënë bashkëpunëtorë. Aktualisht, ende nuk ka një arsyepër vdekjen e modelit.
(kle.mu./dosja.al)