Nasim Haradinaj akuza ndaj Speciales: Jeni të korruptuar, ndryshe nuk do t’ju dilte gjithë ai material nga zyrat e juaja

Në seancën e Dhomave të Specializuara ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka pasur akuza ndaj Prokurorisë Speciale.

Haradinaj mori fjalën duke thënë se në vendin e tij duke u akuzuar duhet të ishin kolegët e Prokurorisë Speciale të cilët i nxorën dokumentet, pasi sipas tij, OVK-UÇK asnjëherë nuk ka pasur qasje për nxjerrjen e këtyre dokumenteve.

“Kjo prokurori është politike e selektive dhe e njëanshme, Por tani me veprimin e tyre po dyshoj dhe po bindem qe është e korruptuar se ndryshe nuk do t’ju dilte i gjithë ai material nga zyrat e tyre”, tha Haradinaj.

Advertisement

Ndërsa, ecuria e çështjes për Haradinajn do të mbahet më 7 ose 8 janar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like