Zaev nga fondacioni gjerman “Fridrih Ebert” u vlerësua me Çmim, u theksua nevoja për fillimin e negociatave sivjet

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut u vlerësua me çmimin për të drejtat e njeriut në Berlin nga fondacioni “Fridrih Ebert” për vitin 2020-të, ku ishte i shoqëruar nga ministri i punëve të jashtme të RMV-së, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

Ai në Berlin zhvilloi takim edhe me ministrin shtetëror për Evropën në Ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot. Në takim, raportojnë nga kryeministria, Zaev theksoi pritshmërinë që konferenca e parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me BE-në të mbahet në fund të këtij viti, në kuadër të presidencës gjermane, për të cilën shprehur falënderime për kontributin e tyre në procesin eurointegrues.

“Në takim, kryeministri Zaev u falënderua për angazhimin e përgjithshëm të RF Gjermanisë drejt integrimit evropian të RMV-së dhe Ballkanit Perëndimor, veçanërisht brenda presidencës së tyre me BE-në”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së.

Advertisement

Hajko Mas, ministri i punëve të jashtme në Gjermani, theksoi se Gjermania do të vazhdojë të kontribuojë në procesin eurointegrues të RMV-së.

“Nga marsi presim përfundimisht të fillojnë negociatat formale dhe insistojmë ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti”, tha Mas, duke theksuar se po zhvillohen bisedime intensive për mbajtjen e konferencës gjatë presidencës gjermane.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like