Mustafa: Shallat e kuqe të revulocionit kinez s’kanë vend në Kosovë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar për vendosjen e shalleve të kuqe nëpër shtylla të ndryshme anë e kënd Kosovës.

Ndonëse partia e Vetëvendosjes ka marrë përsipër vendosjen e tyre, Mustafa ka shtruar dilemën se nuk e di nëse qytetarët e Kosovës kanë njohur në lidhje me simbolikën e tyre.

Ai ka thënë se partia e Albin Kurtit duhet të sqarojë se çfarë simbolike paraqesin ato dhe të qartësojnë se kush është Republika e Tretë.

Nëse votohet me emocione Mustafa ka thënë se “rrezikojmë të vëmë shallat e kuq rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë”

Postimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar miq,

Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.

Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata.

Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë?

Advertisement

Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë!

Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë! IM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like