Mustafa pranon humbjen, nuk e uron Kurtin

Kreu i LDK-së Isa Mustafa për herë të parë ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, informon nmk-post. Kreu i LDK-së pranon humbjen në zgjedhje por nuk e uron partinë fituese.
Më tej, Mustafa ka deklaruar se ditëve në vijim do të bëjnë analiza më të thella për rezultatin e zgjedhjeve.
“Miq të nderuar
Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.
Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin. ” ka shkruar Isa Mustafa në facebook/nmk-post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like