Mustafa: Nuk e kemi përjashtuar Vjosa Osmanin – i ka dyert e hapura të kthehet në LDK

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pak para zgjedhjeve ka folur për mundësinë e një rikthimi të mundshëm të Vjosa Osmanit në këtë parti pas asaj që u cilësua si një largim të saj pas kritikave ndaj tij.

“Ne kemi praktikuar edhe më parë që të kthejmë njerëz që kanë ikur nga LDK. Sepse ne kemi pas gjysmën e LDK-së e cila ka dalë me Nexhat Dacin në vitin 2006 dhe të gjithë ata i kemi kthyer brenda LDK-së. Unë nuk kam asnjë kundërshtim që znj. Osmani në momentin që do të bindet se duhet të kthehet në LDK dhe të mos jetë aty ku është, mund të kthehet brenda LDK-së”, tha ai.

Advertisement

Mustafa është shprehur se Vjosa Osmani nuk ka pasur arsye të largohet nga LDK-ja.

“Dhe nuk ka pas arsye pse të largohet kështu siç u largua. Ne nuk e kemi përjashtuar znj. Osmani. Ne kemi marrë vendimin që nuk mund të jetë më tutje nënkryetare e LDK-së, as anëtare e Kryesisë, por jo anëtare e LDK-së. Ajo është ende edhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK shkarkimin e saj mund ta bëjë vetëm Kuvendi i LDK-së sepse askush nuk e ka inicuar”, tha ai

Advertisement
Advertisement

You May Also Like