Mustafa: Mund të mbesim pa Republikë, nëse qytetarët nuk e kuptojnë mesazhin e VV-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke sulmuar pozicionet politike të Vetëvendosjes, parti rivale në këto zgjedhje.

Pas paralajmërimeve për “Republikën e Tretë” dhe vendosjes së shiritave të kuq në drunjtë e Prishtinës, Mustafa ka thënë se “mund të mbesim pa asnjë republikë!”

Ai i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që ta qartësojë se “kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë”, përcjell Periskopi.

“Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë!” – ka shkruar z.Mustafa.

Ai ka thënë që nuk është i sigurt nëse qytetarët e dinë se çka paraqesin këto simbolika për të ardhmen e vendit.

Statusi i plotë:

Të nderuar miq,

Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.

Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata.

Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë?

Advertisement

Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë!

Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë! IM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like