Mustafa: Është detyrë ndaj demokracisë të zbulohet vra*sësi i Enver Malokut

Sot shënohet 22 vjetori i vra*sjes së veprimtarit Enver Maloku. Në përvjetor, Malokun e ka kujtuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, transmeton Gazeta Metro.

Mustafa përmes një komunikate për media, e vlerëson Malokun si gazetar të guximshëm dhe të pazëvendësueshëm.

 

“Në natën e acartë të 11 janarit 1999, tinëzisht ia ndalën punën dhe angazhimin Zërit të Lirisë, Enver Malokut. Ata që nuk e deshtën çlirimin e Kosovës, vranë veprimtarin Enver Maloku, por asnjëherë nuk e vranë dhe nuk e ndalën veprën e tij të madhe.

 

Enver Maloku i takon plejadës së intelektualëve, gazetarëve dhe publicistëve më të guximshëm të Kosovës që nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealet e mëdha për një shtet të lirë dhe demokratik.

I pazëvendësueshëm është kontributi i tij në drejtimin e Qendrës për Informimin e Kosovës e cila gjatë viteve të 90-a shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve, e që përmes informacioneve palëkundur, fuqishëm dhe me guxim të jashtëzakonshëm në kohën e okupimit serb, informoi dhe sensibilizoi opinionin ndërkombëtar mbi veprimet e regjimit të Millosheviqit për krimet e rënda dhe tragjike që po ndodhnin në Kosovë”, thuhet në komunikatën për medie të LDK-së.

Advertisement

Mes tjerash, Mustafa ka theksuar se është detyrë ndaj demokracisë së vendit që të zbulohet vra*sësi i Malokut

“Njerëzve të mëdhenj si Enver Maloku, u shënohet vetëm data e lindjes, sepse ata lindin për të mos vdekur kurr.

Zbardhja e vra*sjes së Enver Malokut dhe veprimtarëve tjerë nuk është vetëm detyrim ndaj familjes dhe LDK-së, por është një obligim ndaj demokracisë së Kosovës, shtetit ligjor dhe drejtësisë në vendin tone”, thuhet në komunikatë./gazetametro.net

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like