Musliu, Kurtit: Fëmijët e kanë dashur policinë që 25 vite, ti e ke poshtëruar dhe gjymtuar

Estimated read time 1 min read

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka deklaruar se i bëhet zemra mal kur sheh fëmijët duke e dashur Policinë e Kosovës.

Ajo ia ka rikujtuar kryeministrit kohen kur e ka poshtëruar policinë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se Kurti asnjherë nu i ka besuar Policisë së Kosovës.

“‘Me bëhet zemra mal që fëmijët e duan Policinë e Kosovës’- paska thënë Albini. Fëmijët e duan e i duartrokasin që 25 vjetë Policisë së Kosovës por je ti ai që asnjëherë nuk e deshe e as nuk i besove kësaj policie, përkundrazi i ke poshtruar e i ke gjymtuar në shumë raste deri sa ke ardhë në pushtet. Tani shtiresh kinse po i donë e po i përkrahë e asnjë kërkesë të tyre nuk e ke përfillë asnjëher.”, ka shkruar Musliu.

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like