Murati bisedon me Hargreaves për rritjen e të hyrave e organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Murati bisedon me Hargreaves për rritjen e të hyrave e organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur në takim ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtij takimi, sipas një kumtese nga ana e ministrisë, Murati dhe Hargreaves diskutuan lidhur me mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve, duke shqyrtuar mundësitë për investime në infrastrukturë dhe sport, me theks të veçantë në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Një temë tjetër e rëndësishme e diskutuar në këtë takim ishte rritja e investimeve në Kosovë.

“Lidhur me këtë, Ministri Murati theksoi programin “Dritarja e Investimeve të Diasporës” të lansuar nga Qeveria në korrik të këtij viti, që ka për qëllim mbështetjen e bashkatdhetarëve që duan të kthehen dhe investojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

“Rritja e të hyrave, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe mundësitë për rritjen e eksportit ishin disa nga temat tjera të diskutuara në këtë takim”.

Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën vullnetin që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.