Deputeti i Frontit Europian nga komuniteti turk, Salih Murat ka kërkuar sqarim nga ministri i Komuniteteve në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoillkoviq se pse ftoi dhe i dha hapësirë për paraqitje publike, presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodikut, transmeton TV21. Murat deklaroi se Dodik, si i sanksionuar nga ShBA-të, u ftua në kohë kritike, duke përmendur se ai mohon gjenocidin e Srebrenicës dhe shprehu qëndrime anti-NATO, që çojnë drejt destabilizimit të Ballkanit Perëndimor. Murat, vlerësoi se me këtë Stoillkoviqi i ka bërë dëm të madh Maqedonisë dhe ia ka përmendur ministrit të Komuniteteve mungesën e tij në kremtimin e ditës së komunitetit turk dhe mos ndarjen e asnjë denarë për të shënuar këtë ditë.
Advertisement
Advertisement
Advertisement