Mulla Baradari mund të jetë shefi i Qeverisë talebane: I pari taleban që foli në telefon me një president amerikan

Kanë dalë pak më shumë informacione për atë se kush do të jetë në krye të qeverisë Talebane.
Agjencia e lajmeve Reuters po citon burime të ndryshme talebane që thonë se njëri nga bashkëthemeluesit e grupit, Mullah Baradar, do të udhëheq qeverinë e re.
Baradari, që udhëheq zyren politike të Talebanëve, do të jetë në krye bashkë me Mullah Mohammad Yaqoobin, djalin e ish bashkëthemeluesit të Talebanëve, Mullah Homarit, dhe Sher Mohammad Abbas Stanekzait.

Në fillim u njoftua se Qeveria e re do të shpallej pas faljes së xhumasë, ditën e sotme, por tash thuhet që kjo mund të ndodh gjatë ditës së nesërme.
Baradari është njëri prej katër burrave që themeluan Talebanët në Afganistan në vitin 1994. Në vitin 2020, Baradari u bë i pari lider taleban që kishte folur në telefon me një president amerikan, pasi e bëri një gjë të tillë me Donald Trumpin.
Grupi duket se është zënë në befasi nga vet fitorja e tyre, çka shpjegon edhe ngadalësimin për formimin e Qeverisë. /Periskopi

Advertisement
Advertisement
Advertisement