Muamed Sejdini me gjest të madh, përparësi për bileta në Europian do të ketë stafi shëndetësorë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini vjen me një gjest të madh. Këshilli Drejtues bashk me numrin një të “Shtëpisë së Futbollit” tonë kanë vendosur që biletat e parë në ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë në Kampionatin Europian ti shpërndajnë për të gjithë punonjësit shëndetësor si shenjë mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë këtyre muajve në krizën me pandeminë Kovid 19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i FFM-së, në profilin e tij zyrtarë.

Të nderuar miq,

Dua të ndaj me ju një iniciativë të shkëlqyeshme të cilën bashkë me Këshillin Drejtues të Federatës e kemi kaluar në vendim, ndërsa ka të bëjë me shpërndarjen eventuale të biletave për Kampionatin Europian për meshkuj që do të mbahet në qershor dhe korrik të vitit 2021.

Edhe pse për momentin akoma nuk ka një vendim përfundimtar nga UEFA për numrin e biletave, pasi situata me pandeminë mund të imponojë edhe të mos ketë spektatorë në stadiume (skenari më i padëshiruar për gjithë ne), megjithatë ka shumë shpresa se publikut do t’i lejohet prezenca dhe secila federatë do të ketë pjesën e saj të biletave.

Me këtë rast kemi vendosur që si shenjë mirënjohje, gjithnjë nëse situate me pandeminë qetësohet, si rezultat i angazhimit mbinjerëzorë dhe përpjekjeve që ata bëjnë për të mbrojtur shëndetin tonë në periudhën e kaluar dhe me shumë gjasa edhe në atë që pason, përparësi në sigurimin e biletave për të ndjekur ndeshjet e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë në Kampionatin Europian të kenë gjithë personeli mjekësorë që ishin dhe janë në rradhë të parë në luftën kundër COVID-19 (mjekë, motra medicinale, personeli teknik).

Advertisement

Unë e di që kjo është shumë pak, por ndjej nevojën që kësaj kategorie të personelit mjekësorë në mënyrë modeste t’ua shprehim mirënjohjen për sakrificën e tyre dhe mundin e dhënë gjithë muajve të fundit për të na mbajtur gjithë neve të sigurt. T’u tregojmë atyre respektin tonë për punën që bëjnë dhe të tregojmë se ne jemi një shoqëri që vlerëson vlerat e vërteta. Do të isha shumë i lumtur nëse në qershor 2021 stafi ynë mjekësor do të zëvendësonte maskat dhe kostumet mbrojtëse me rekuizita tifozerie, kur gjurmët nga maskat dhe lodhjen e fytyrave do t’i zëvendësonin me buzëqeshje dhe gëzim për golat që futbollistët tanë do t’i shënojnë në Kampionatin Evropian.

Qëndroni në shëndet të mirë, kujdesuni për veten dhe kujdesuni për të tjerët përreth jush, të gjithë së bashku me një humor të mirë të mirëpresim Kampionatin Evropian dhe të gëzohemi së bashku me djemtë tanë. – shkruan presidenti i FFM- së.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like