MPB: Një i vdekur dhe 7 të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gostivar – Kërçovë

Advertisement

“Sot rreth orës 15 e 30 minuta në SPB-Tetovë është lajmëruar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tre automjete. Një persona ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 7 persona të tjerë janë dërguar në Spitalin e Gostivarit. Prokurori publik dhe nëpunësit e Stacionit policor të Gostivarit po kryejnë hetimet në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, nga ora 15:30 rruga magjistrale Gostivar – Kërçovë është e bllokuar në të dyja korsitë”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Advertisement
Advertisement