Moti stabil deri të premten, për fundjavë borë në viset më të larta

Mot stabil dhe i thatë do të përqendrohet deri nga fundi i javës punuese, ndërsa gjatë fundjavës meteorologët paralajmërojnë reshje të shiut, ndërsa në viset më të larta edhe borë.

Sipas DPHM, deri të premten moti do të jetë stabil me dukuri të mjegullës dhe vranësirave të ulëta nëpër fushëgropa.

Temperaturat e mëngjesit deri të premten do të zbresin nën zero dhe do të lëvizin prej minus 3 deri 6 gradë, ndërsa të ditës prej 6 deri 15 gradë, gjatë fundjavës temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri 6 gradë, ndërsa e ditës prej 6 deri 12 gradë të shtunën dhe prej 3 deri 8 gradë të dielën./koha.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like