Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vërtetë dimëror me reshje bore dhe erëra të akullta veriore dhe verilindore. Reshje bore priten sidomos në mëngjes dhe paradite, ndërsa pasdite intensiteti i reshjeve do të ulet.

Edhe në Shqipëri me reshje bore, vende-vende intensive si dhe me erëra të akullta veriore dhe verilindore. Gjatë paradites reshjet do të ndrërpriten në bregdet, por do të vazhdojnë në viset tjera deri në mbrëmje. Priten ulje te theksuara të temperaturave dhe skenar i vërtetë dimëror.

Reshje bore pritet të ketë edhe në teritorin e Maqedonisë Veriore. Vende-vende priten reshje të dendura bore. Trashësia e borës do të rritet gjatë tërë ditës. Në mbrëmje vonë ndërprerje graduale e reshjeve. Në Mal të Zi nesër mot shumë i ftohtë me reshje lokale bore në viset kontinentale.

Advertisement

Gjate ditës së sotme në Kosovë priten erëra të forta veriore në disa rajone të cilat ato më të fuqishmet mund të arrijnë shpejtësinë deri në 70km/h.

Nga e hëna pa reshje por me acar mjaft të fortë gjatë netëve dhe mëngjeseve, por temperaturat ditore do të fillojnë të rikoperohen gradualisht nga e marta, ndërsa nga e mërkura zbutje graduale e acarit./Meteoballkan

Advertisement
Advertisement

You May Also Like