Mori për grua të dytë një vajzë të re, hoxhë Avdiu thotë se e bëri për motive humanitare

Hoxha Vesim Avdiu ka folur për martesën e tij të dytë me një vajzë 23-vjeçare.

Ai i është drejtuar publikut me një letër ku ka sqaruar të vërtetën e tij.

Ai thotë se nuk është martuar për inati të askujt e as për të shuar ndonjë pasion e epsh duke shktuar se u martua për arsye humanitare.

“martesa është krejtësisht për motive fetare e humanitare, për ta strehuar një vajzë që nuk e kishte gëzuar më të mirën e kujdesit për shëndetin dhe edukimin e saj në familjen e saj”, shkruan ai.

“Dashamirët e mi i përkujtoj që feja dhe morali im nuk ka ra, nuk ka lëvizur nuk kam shkelur asgjë nga parimet e fesë. Madje edhe këtë dijeni se: nuk jam martuar për inati të askujt e as për të shuar ndonjë pasion timin. Po të ishte martesa e dytë e buruar nga epshi dhe pasioni, do ta bëja më herët dhe me ndonjë grua të famshme e të shquar për lakmitë njerëzore. Madje edhe për moshën do ta martoja dikend që sapo i ka mbushur 18 vjet”, thotë hoxhë Avdiu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement