Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit.
Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për të gjetur zgjidhje.
“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”, ka deklaruar Anna Luhrmann.
Ajo ka deklaruar në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë se Kosova duhet të jetë konstruktive për të gjitha çështjet rajonale.
Advertisement
Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, kishte qëndruar në Kosovë pikërisht për çështjen e CEFTA, por kishte thënë se nuk ka gjetur gjuhë koordinuese me kryeministrin Albin Kurti./Express/
Advertisement
Advertisement