Ministrja e Arsimit, Carovska: Pushimi dimëror jo më herët

Ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Mila Carovska ka theksuar se nuk ka nevojë që fëmijët më herët të shkojnë në pushim dimëror, për shkak se nuk ka rritje drastike të mësuesve dhe nxënësve të prekur nga Kovid-19.

Ajo këtë e bëri të ditur në emisionin “24 Analizë” në TV24, duke shtuar se nuk do të ketë nevojë edhe për shkurtimin e orëve të mësimit, përcjell INA.

Sipas saj, për të shpallur më herët pushimin dimëror, duhet të kemi argumente se përse një vendim i tillë.
“Nën 1% është numri i arsimtarëve të prekur dhe më pak se 0,06% numri i nxënësve të prekur nga Kovid-19. Kjo tregon se plani ynë po vijon sipas projeksioneve të planifikuara”, theksoi ministrja Carovska. Ajo ka mohuar pohimet e Sindikatës së Punonjësve të Arsimit se momentalisht ka mbi 1 mijë mësues të prekur nga koronavirusi. (INA)

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like