Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Ministria e Drejtësisë: Këtë vit nuk do të falet asnjë i burgosur

Advertisement

Në vitin 2021 nuk do të ketë falje grupore të të dënuarve. Një ditë pasi tërhoqi kërkesën kundërthënëse, Ministria e Drejtësisë njoftoi se tërhiqet plotësisht nga materiali për falje. Nga ky dikaster thonë se vendimi është marrë me qëllim forcimin e kritereve dhe filtrave për kushtet e faljes. Gjithashtu po përgatitet zgjidhje e re ligjore për falje ku do të përfshihet kushti që rastet të cilat ngrenë dyshime mbi paanshmërinë e sistemit gjyqësorë, të mos mund të jenë pjesë e faljeve.“Pas konsultimeve me Drejtorinë për zbatimin e sanksioneve, Ministria e Drejtësisë ka vendosur të mos e ndjek propozimin për falje grupore, përkatësisht lista të abrogohet. Kjo bëhet për arsye të kohës së precizimit të kritereve dhe forcimit ligjor të filtrave mbi atë se si veprohet dhe si formohen listat e personave të cilët fitojnë të drejtën për të kërkuar faljen”– thuhet ne njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.Por, Presidenti Stevo Pendarovski thotë se derisa ka kërkesë për falje, të njëjtat duhet të procedohen, por kjo nuk nënkupton se me çdo kusht ndonjëri prej tyre mund të falet. I pyetur nëse do të falte Boban Iliqin, Aleksander Vasilevskin dhe Sead Koçanin, i pari i shtetit tha se asnjëherë nuk do të falë persona të cilët kanë kryer vepra të rënda penale.

Advertisement

Read Previous

Në këtë qytet jeton Babadimri!?

Read Next

“Salt Bae”kritikohet ashpër nga ndjekësit e tij për faktin e kushteve që jeton nëna e tij!