Ministri Hoxha: Vazhdojmë me menaxhimin e situatës në prodhimin blegtoral

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave në Maqedoninë e Veriut, Arjanit Hoxha theksoi se dikasteri që drejton do të vazhdojë me menaxhimin e situatës në prodhimin blegtoral, pra me blegtorët dhe me kapacitetet e thertoreve.

 

“Vazhdojmë me menaxhimin e situatës në prodhimin blegtoral, së bashku me ata që janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këtë proces, pra me blegtorët dhe me kapacitetet e thertoreve. MBPEU si institucion që krijon masa dhe programe, gjithmonë flet hapur me të gjithë përfaqësuesit e sektorit. I tillë ishte takimi i sotëm, i realizuar me përfaqësuesit e degës së blektorisë që merren me rritjen e deleve. Këtë takim e realizuam në frymë moderne evropiane, që të gjithë të thonë fjalën e tyre dhe në fund të arrijmë në një marrëveshje të përbashkët që do të përmbush interesat dhe kënaqësitë e të gjithëve, sepse së bashku kemi të njëjtin qëllim – rritjen e prodhimit blegtoral”, theksoi ministri Hoxha./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like