









Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në Maqedoninë Veriore, Arjanit Hoxha, ka thënë se synojë që edhe me Kosovën të fillojnë bashkëpunimin, ashtu sikur që e kanë me Shqipërinë për projekte të përbashkëta.
Ai thotë se me autoritetet e Kosovës kanë komunikim zyrtarë, por që për shkak të proceseve zgjedhore nuk kanë mundur të zhvillojnë takime.
Hoxha në një intervistë ekskluzive për Arbresh.info, është shprehur se takimet do të ndodhin së shpejti për të diskutuar për bashkëpunimin duke përfshirë edhe tregtinë e lirë.
“Më Shqipërinë kemi pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë në disa projekte. Kemi pasur edhe memorandum bashkëpunimi. Më Kosovën kemi komunikim oficial por shkaku i proceseve zgjedhore s’kemi pasur takim, besoj që do të kemi takim shumë shpejt dhe do të diskutojmë për bashkëpunime tona qoftë edhe ne tregti të lirë”, ka thënë ai./Nmk-post/