Ministri Hoxha: Opozia po shpif, kaq para kam harxhuar për telefonin

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka demantuar lajmet se gjoja ai ka harxhuar shuma të mëdha parash vetëm për telefon, shkruan Nmk-post. Më tej Hoxha pretendimet e tilla i quan shpifje.
Ja postimi plotë:

“Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)atalet e “opozitës së rrejshme”!
Jo vetëm që personalisht kam shpenzuar 0 (zero) denarë për telefon, por si ministër ende përdor numrin privat dhe gjitha shërbimet zyrtare që kryej me telefon përfshirë këtu edhe internetin edhe përdorimin e tij jashtë shtetit i bëj në llogarinë time private.
E vetmja gjë që kam të them për opozitën dhe telallët e tyre në prag të iftarit është kjo:
O Allah fali se nuk dinë çka bëjnë!”, ka përfunduar Hoxha./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like