Ministri Hoxha në takim me Duxhak, vendosen fushat prioritare për mbështetje nga KB

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, sot ka takuar koordinatorin e përhershëm të KB-së në RMV, Rosana Duxhak, informon Zhurnal.
Në takim është theksuar se me nënshkrimin e kornizës së re për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025, janë vendosur fushat prioritare për mbështetjen e vendit tonë nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara.
Duxhak ka informuar lidhur me përgatitjet përpara samitit botëror të ushqimit që do të mbahet në nëntor, ndërsa Maqedonia do të jetë pjesë e këtij procesi global./Zhurnal.mk/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like