Ministri Hoxha jep lajmin: Realizuam premtimin e dhënë për kanalin e Xhepçishtit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha ka njoftuar, se në seancën e sotme të Qeverisë është sjellë vendim për realokimin e mjeteve për pastrimin e kanalit për ujitje në Xhepçisht.

“E realizuam premtimin e dhënë gjatë vizitës në rajonin e Pollogut se në seancën e parë të qeverisë do bëjmë realokimin e mjeteve duke i siguruar 8.000.000 denarë për pastrimin e kanalit për ujitje Radiovcë-Bistricë!”, njoftoi në “Facebook”, Hoxha, transmeton TV21.

Advertisement

Hoxha ka njoftuar edhe për lehtësimin e masave restriktive.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like