Ministri Hoxha bën transparente harxhimet e kabinitetit të tij (DOKUMENT)

Pas akuzave të djeshme në mediat elektronike se ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha ka harxhuar 22 mijë euro me kabinetin e tij, ky i fundit ka demantuar me dokumenta harxhimet e tij që nga marrja e postit të ministrit e deri më sot, shkruan Nmk-post.

“Gjatë ditës së djeshme, disa media publikuan informacione fyese dhe krejtësisht të pasakta në lidhje me shpenzimet që pretendohet se kam bërë që nga fillimi i mandatit tim. Fuqishëm i demantoj këto të pavërteta, plasimi i të cilave ka qëllim të njollosë dhe dëmtojë reputacionin tim dhe të zhvlerësojnë rezultatet e arritura me punën time.
Si dëshmi se informacioni i dhënë në lidhje me pretendimet e shpenzuara 22 mijë euro nga fillimi i mandatit të tim, janë një gënjeshtër e vrazhdë, e pahijshme dhe e ndërtuar në mënyrë tinëzare. Këtu po bashkangjesim raportin e detajuar gjashtë-mujor për të gjitha shpenzimet e bëra gjatë mandatit të tim, si dhe raportet narrative nga aktivitetet e realizuara. Edhe një herë, unë i demantoj fuqimisht këto fyerje dhe gënjeshtra.
Unë e kuptoj këtë akt të turpshëm vetëm si frikë nga suksesi im të cilin e arrita së bashku me ekipin tim të punës në një kohë shumë të shkurtër. Padyshim që kjo shqetëson dikë, kështu që ai përpiqet të dëmtojë jo vetëm mua si ministër, por të fyejë edhe të gjithë sektorin e bujqësisë, të cilin udhëheqim me sukses.
Unë do të vazhdoj të punoj me ndershmëri dhe transparencë”, ka shkruar Hoxha./Nmk-post/

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like