Ministri danez i Bujqësisë jep dorëheqjen pas skandalit të vizonëve

Ministri i Bujqësisë i Danimarkës sot dha dorëheqjen pas një urdhri të paligjshëm të qeverisë për të reduktuar përmes vrasjes vizonët e fermave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë sot e kam njoftuar kryeministren se dëshiroj të jap dorëheqje nga qeveria. Mund të deklaroj se nuk ka mbështetje të nevojshme për mua midis partive parlamentare”, tha Mogens Jensen në Twitter.

Megjithatë, opozita e vendit nuk ishte e kënaqur me dorëheqjen e Jensen-it dhe i bëri thirrje kryeministres Mette Frederiksen të pranojë pjesën e saj.

“Kryeministrja është përgjegjëse për urdhrin e paligjshëm. Ajo e mori vendimin dhe nuk ndërhyri dhe nuk ndaloi atë kur u bë e vetëdijshme se ishte i paligjshëm”, tha udhëheqësi i Partisë Liberale opozitare Jakob Elleman-Jensen në Twitter.

“Prandaj, çështja nuk përfundon me largimin e Mogens Jensen-it. Ekziston nevoja për një komision hetimor”, shtoi ai.

Advertisement

Në fillim të këtij muaji, Frederiksen u kishte lëshuar një urdhër fermerëve për të seleksionuar miliona kafshë që vlerësohen për gëzofin e tyre të shtrenjtë, por zbuloi se ajo mund të mos kishte votat e nevojshme për të kaluar legjislacionin përmes parlamentit.

Nëpërmjet reduktimit të kafshëve, rreth 17 milione vizonë duhej të hidheshin në gaz, të digjeshin ose të hidheshin në varre masive për shkak të frikës se një mutacion i COVID-19 që filloi në fermat daneze të vizonëve mund të pengonte zhvillimin e një vaksine.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like