Milani ka mbetur në kontakt me Tottenhamin për t’u përpiqur që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për transferimin e Emerson Royal dhe një marrëveshje është shumë afër.
‘Rossonerët’ janë vënë në kërkim të një mbrojtësi të ri të djathtë për të përforcuar mbrojtjen e Paulo Fonsecas, pasi duan një opsion të freskët meqenëse Davide Calabria dhe Alessandro Florenzi po luajnë vitet e tyre të fundit të kontratës.
Për këtë arsye ata tash e disa javë kanë qenë mjaft të interesuar për të siguruar shërbimet e brazilianit.
Përveç Emerson, Milani po synon ta përforcojë edhe mbrojtjen dhe mesfushën, andaj për këto dy pozita ata kanë diskutuar mundësinë e transferimit të Strahinja Pavlovic dhe Lazar Samardzic.
Gianluca Di Marzio detajon se Milani ka vazhduar bisedimet me Tottenhamin për të bërë një hap para drejt marrëveshjes.
Sezonin e kaluar, 25-vjeçari shënoi një gol në 24 paraqitje sa i pati gjithsej në të gjitha garat, ndërsa si titullar luajti në vetëm 11 ndeshje të Ligës Premier./Telegrafi/