Mëngjesin e sotëm, sikurse edhe të premten, mijëra qytetarë të Kosovës ia kanë mësyrë Shqipërisë për të kaluar fundjavën.
Mbi 13 mijë kosovarë, të premten e kanë kaluar kufirin Vërmicë-Morinë, për të kaluar fundjavën në shtetin shqiptar, shumica prej tyre pranë bregdetit.
Shkuarjes masive të qytetarëve të Kosovës për fundjavë në Shqipëri kanë ndikuar edhe masat e reja shtrënguese që Qeveria Kurti vendosi kundër pandemisë COVID-19.
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, në Vërmicë mëngjesin e së shtunës janë krijuar kolona deri në 400 metra, teksa pritjet janë shtuar deri në 30 minuta për të kaluar në anën e Shqipërisë.
Për ata që duan të kalojnë kufirin me Shqipërinë ose anasjelltas, aktualisht nuk ka ndonjë masë ndaluese apo kërkesë për tu pajisur me test negativ PCR.