Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Mickoski Rizgjidhet Në Krye Të VMRO-Së: Përgatituni, Na Pret Shumë Punë!

Advertisement

“Jetojmë në varfëri, nuk ka institucion që nuk e rangon vendin në mes shteteve më të korruptuara”. Korrupsioni, siç tha lideri i rizgjedhur i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është përcjellë nga nivelet më të larta institucionale, në ato më të ulëta.

Shtoi se jepet mito për të siguruar certifikatë të lindjes dhe për të kryer shërbime shëndetësore, ndërkaq përmendi edhe rastin ku autobusi i aksidentuar më 23 nëntor në Bullgari, për 130 herë kaloi kufirin pa poseduar licencë përkatëse.

“Çfarë mendoni, si 130 herë kaloi autobusi i “Besa trans” në dogana pa dokumentet e nevojshme dhe nëse ndonjëri nga ju mundohet ta kalojë kufirin pa dokumente, në të njëjtën mënyrë do të përfundojë. Kështu, kompania, e përkëdhelura e shtetit i shpëtoi qindrave herë… Kjo ka sjellë deri te ajo që të humbasin edhe jetë njerëzish dhe ato të kenë çmim të ulët. Më të shtrenjtën e humbasin për shumë lirë”, tha Mickoski, transmeton TV21.

Nuk foli për qeverisjen e Zoran Zaev.

“Këtë herë nuk do të flas për të kaluarën dhe për gjithë atë që kaluam këto katër vjet për të cilat në mënyrë të detajuar fola në pjesën punuese të Kongresit. Është koha që njerëzit në Maqedoni t’i dëgjojnë porositë për të ardhmen dhe si deri te ajo”, tha Mickoski më tej.

I porositi anëtarët, kryetarët e komunave, këshilltarët që të bëhen gati, pasi i pret shumë punë.

“Përgatituni, na pret punë, na pret shumë punë. Na pret luftë. Populli ka pritshmëri nga ne dhe duhet t’i arsyetojmë. populli ka shpresë se diçka do të ndryshojë. Duhet të ndryshojmë. Populli beson se mund të jetë më mirë – duhet të jetë më mirë. Dhe, përfundimisht, populli dëshiron zgjidhje, opsion që do t’i besojë – ne jemi kjo alternativë. Duhet të bëjmë gjithçka që të jenë të bindur se mund të mbështeten te ne. Nuk guxojmë t’i zhgënjejmë, nuk guxojmë të harrojmë – duhet të kemi sukses”, tha më tej Mickoski duke shtuar se është i “vetëdijshëm për sfidat që i presin”.

“Për këtë duhet të themi, shpresa do të fitojë, Maqedonia do të fitojë”.

Ndërkaq shtoi se nëse jepen zgjidhje në kohë të vështirë, atëherë edhe përgjegjësia është e madhe./TV21

Advertisement

Read Previous

Tito Është Ende ‘Anëtar’ Nderi I Akademisë Së Shkencave Në UP!

Read Next

Antibiotikët Tek Fëmijët, Mjekët: Prindërit Vet I Kërkojnë!