Mickoski, optimist pas takimeve në Budapest: Dera e BE-së për ne do të hapet gjerë

Estimated read time 3 min read

Gazetar: Suad Bajrami

Kryeministri, Hristijan Mickoski, porositi qytetarët që të jenë optimist sepse në periudhën e ardhshme do të hapen gjerë dyert e Bashkimit Evropian për Maqedoninë. Megjithatë, kryeministri nuk ka një përgjigje konkrete për afatin e përmbushjes së kushtit kryesor për zhbllokimin e procesit eurointegrues, gjegjësisht miratimin e domosdoshëm të ndryshimeve kushtetuese të cilat parashohin futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

“Jam i sigurt se në periudhën që vijon në bisedime të përbashkëta përfundimisht pas dy dekada e gjysmë, rruga e Maqedonisë deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian do të jetë e hapur gjerë dhe do të vlerësohet në bazë të arritjeve dhe kompetencave dhe jo për shkak të çështjeve bilaterale. Dhe jam i sigurt se do të kemi sukses në të gjithë atë. Unë e bazoj optimizmin tim, në bazë të të gjithë atyre takimeve që thuajse pesë muaj i kam, prej kur jemi si qeveri”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Për çështjen e ndryshimeve kushtetuese sot ka folur edhe kryetari i Kuvendit Afrim Gashi. Në një intervistë për MIA, Gashi ai thotë se shërbimet e Kuvendit janë të gatshëm t’i vendosin në rend dite ndryshimet kushtetuese kurdo që të ketë vullnet politik dhe kjo është çështje e liderëve partiak dhe dy të tretës së deputetëve. I pyetur nëse deri në dhjetor nuk mund të ketë fillim të këtij procesi, Gashi nuk është i sigurt.

Advertisement

“Edhe mundemi edhe nuk mundemi të themi. Domethënë nëse diçka nuk varet prej nesh, nuk mund të themi se do të ketë ose jo. Kur të ketë, unë shpresoj se do të njoftohem dhe menjëherë do ta fillojmë procedurën”, u shpreh Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Çështja e ndryshimeve kushtetuese vazhdon ta mbaj pezull hapjen e bisedimeve të vendit me BE-në. Gjatë ditës së djeshme, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Budapest, kryeministri Mickoski realizoi takim me presidentin francez Emanuel Makron.  Në takim, siç informoi Mickoski është diskutuar hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, insiston që të fitojë garanci nga Bullgaria dhe Komisioni Evropian që këto ndryshime të jenë të fundit sa i përket çështjeve dypalëshe me vendet e BE-së. Ndërkaq, procesi i anëtarësimit më tej të vazhdojë vetëm në bazë të kritereve dhe meritave./Alsat.mk

The post Mickoski, optimist pas takimeve në Budapest: Dera e BE-së për ne do të hapet gjerë appeared first on Alsat.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours